Zhvillimet më të fundit në betejën për Mosulin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33055-zhvillimet_më_të_fundit_në_betejën_për_mosulin
Presidenti irakian ka vizituar disa zona operative në Mosul dhe ka theksuar se operacionet në këtë qytet do të vazhdojnë deri në çlirimin e plotë nga terroristët e ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2016 15:22 Europe/Tirane
  • Zhvillimet më të fundit në betejën për Mosulin

Presidenti irakian ka vizituar disa zona operative në Mosul dhe ka theksuar se operacionet në këtë qytet do të vazhdojnë deri në çlirimin e plotë nga terroristët e ISIS.

Fuad Masum, president i Irakut, ka vizituar disa zona operative në Mosul, në prag të përfundimit të fazës së parë të operacioneve në këtë qytet dhe ka theksuar se raportet në terren tregojnë se shumë trupa të reja janë aktive në këto zona operative. Në operacionet ajrore të koalicionit amerikan në jug të Mosulit, janë vrarë 13 terroristë takfiristë të ISIS. Burimet informative nga Iraku njoftuan se shtabi luftarak i Irakut me anë të një deklarate ka thënë se avionët luftarakë të ushtrisë së Irakut të premten kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në rajonin Kaim në perëndim të provincës Anbar dhe kanë shkaktuar humbje të mëdha për terroristët e ISIS. Ndërkohë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq po vazhdon bisedimet më palët ndërluftuese në Mosul, përfshi edhe ISIS-in, me qëllim dhënien e ndihmës humanitare për banorët e Mosulit. Ives Daccord, kryetari i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar tha se  kjo organizatë po bën përpjekje të negociojë me të gjitha palët përfshi edhe terroristët e ISIS, me qëllim që t’u vijë në ndihmë civilëve të pambrojtur. Ai shtoi se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nuk ka mundur të ketë asnjë aktivitet në Mosul të Irakut dhe në Raka të Sirisë. Ministria irakiane për emigracion ka thënë se operacionet në Mosul kanë shkaktuar valë të madhe të refugjatëve. Mohamed Alxhaf, ministër për migracion i Irakut, përmes një deklarate ka thënë se Iraku është dëshmitar i një vale të madhe të refugjatëve të cilët për shkak të operacioneve për çlirimin e Mosulit nga prania e terroristëve të ISIS, janë detyruar të lëshojën shtëpitë e tyre. Ai ka shtuar se, mbi 3300 refugjatë janë nga fshatrat e provincës Ninva dhe qeverisë irakiane është duke u dalë në ndihmë atyre përmes vendosjes së kampeve të qëndrimit. Kohët e fundit, OKB deklaroi se është një shqetësim serioz fakti që ISIS ka marrë 550 familje nga fshatrat në Mosul dhe po i përdorin ato si mburoje njerëzore ndërsa forcat kurde dhe irakiane po luftojnë grupin e terrorit për të kontrolluar qytetin e dytë më të madh të Irakut. Nga ana tjetër,  komandanti i lartë i trupave amerikane, Joseph Votel, deklaroi se të paktën 800 militantë të ISIS-it kanë humbur jetën, që kur forcat irakiane filluan javën e kaluar ofensivën për të rimarrë në duar qytetin e Mosulit. Sipas mediave irakiane, forcat irakiane që nga fillimi i operacioneve për çlirimin e Mouslit e deri më tani kanë vrarë të paktën 870 terroristë, 23 i kanë arrestuar, si dhe 127 makina ushtarake dhe një depo armatimi të terroristëve i kanë shkatërruar. Forcat irakiane po ashtu kanë arritur të shkatërrojnë 40 pozicione të terroristëve. Një informacion tjetër nga Iraku bën të ditur se forcat irakiane kanë arritur të çlirojnë rajonin e banuar me krishterë Kremiles në lindje të Mosulit si dhe fshatrat Kotbe, Ajnul Nemrud dhe Neamanie. Operacionet për çlirimin e Mosulit kanë filluar që nga 17 tetori. Mosuli, qendër e provincës Ninva, në veri të Irakut, që nga 10 qershori 2014 ka qenë i pushtuar nga grupi terrorist ISIS.