Terroristët po përdorin mijëra irakianë si mburojë humane
Komisariati i Lartë i OKB për të drejtat e njeriut deklaroi se që prej fillimit të operacionit për çlirimin e Mosulit, terroristët e ISIS kanë transferuar dhjetëra mijë civilë në brendësi të Mosulit për t’i përdorur ata si mburojë humane.
Siç njofton agjencia e lajmeve Reuters, Komisariati i Lartë i OKB për të drejtat e njeriut deklaroi se dhjetëra mijëra burra, gra dhe fëmijë janë transferuar nga zonat përreth Mosulit në brendësi të këtij qyteti për tu përdorur nga terroristët si mburojë humane përballë avancimit të trupave irakiane. Ky komisariat shprehu shqetësimin e thellë për fatin e këtyre civilëve, pasi të mërkurën e kaluar terroristët e ISIS ekzekutuan “për mosbindje” 232 civilë irakianë në Mosul.