Terroristët masakrojnë civilët sirianë në Alepo
Grupet terroriste sërish kanë sulmuar me mortaja pjesën veriore të Alepos duke masakruar civilët sirianë.
Kanali Tv Al Alam duke cituar Vëzhguesit e të drejtave të njeriut në Siri, bëri të ditur se nga sulmet me mortaja të terroristëve në pjesën veriore të Alepos të paktën 15 civilë sirianë humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur. Nga ana tjetër mësohet se forcat e ushtrisë sirianë kanë shkatërruar tre autobomba dhe një tank të terroristëve gjatë zmbrapjes së një sulmi të terroristëve në jugperëndim të Alepos. Avionët e ushtrisë siriane kanë bombarduar pozicionet e terroristëve në rajonin Al Bahus në Alepo. Terroristët kanë sulmuar me raketa zonat e banuara Al Azimije dhe Alepo i ri dhe Al Furkan duke plagosur disa civilë sirianë. Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA bëri të ditur se forcat siriane kanë avancuar në pjesën jugore dhe jugperëndimore të Alepos duke marrë nën kontroll kodrën Bazu dhe akademinë ushtarake të Alepos.