Qëndrimet anti-sioniste të një eksperti ndërkombëtar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33112-qëndrimet_anti_sioniste_të_një_eksperti_ndërkombëtar
Një ekspert i OKB ka deklaruar se veprimet e regjimit sionist ndaj grupeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në rajon, do t'i trajtojë në raportin e tij të ardhshëm. 
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 29, 2016 04:42 Europe/Tirane
  • Qëndrimet anti-sioniste të një eksperti ndërkombëtar

Një ekspert i OKB ka deklaruar se veprimet e regjimit sionist ndaj grupeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në rajon, do t'i trajtojë në raportin e tij të ardhshëm. 

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Michael Lynk, përfaqësuesi special i OKB për çështjen e të drejtave të njeriut në territoret palestineze, të premten deklaroi se Izraeli po krijon pengesa ndaj aktivitetit të grupeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Prandaj duhet të shqyrtohet veprimet e regjimit sionist në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut,- shtoi ndër të tjera Michael Lynk. Vlen të theksohet se shumë raporte informative tregojnë për sjelljen jo njerëzore dhe të dhunshme të regjimit sionist ndaj grupeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në territoret e pushtuara. Qëndrimet anti-sioniste këtij eksperti të OKB janë bërë në kohën kur qeveritë perëndimore që mbështesin regjimin sionist nuk kanë bërë kurrfarë reagimi ndaj veprimeve të regjimit sionist për shkeljen e gjerë të të drejtave të njeriut.