Zhvillimet më të fundit në frontet e luftës në Siri
Njësitet e ushtrisë së Sirisë kanë asgjësuar sulmet e gjera të terroristëve të Frontit Nusra në jug dhe në perëndim të Alepo dhe në Fakultetin e Forcave Ajrore në lindje të Alepos.
Agjencia e lajmeve Sana njoftoi se njësitet e forcave ushtarake të Sirisë kanë asgjësuar sulmin e terroristëve në këto rajone dhe kanë vrarë një numër të konsiderueshëm të terroristëve dhe kanë shkatërruar disa automjete dhe pajisje luftarake të tyre. Ndërkohë avionët e forcave siriane kanë sulmuar pozicionet e terroristëve në rajonet Mansura dhe Abu Shalim në perëndim të Alepos dhe kanë vrarë me dhjetëra terroristë. Ndërkohë Ahmed Kasem, një prej krerëve të grupit terrorist Fronti Nusra është vrarë gjatë sulmit të forcave të ushtrisë së Sirisë në frontin Dahije Al-Asad në perëndim të Alepos. Nga ana tjetër, gjatë sulmeve me predha të terroristëve në perëndim të Alepos janë vrarë me dhjetëra civilë sirianë dhe me qindra të tjerë janë plagosur. Spitali Razi dhe spitalet e tjera të Alepo janë të mbushur me të plagosur dhe me trupa të viktimave të këtyre sulmeve. Burimet spitalore kanë pohuar se numri më i madh i të vrarëve përbëhet nga grat dhe fëmijët. Ndërkohë nga sulmet raketore dhe grupeve terroriste në veri të Edlibit në veriperëndim të Sirisë, është vrarë një civil sirian. Forcat e Sirisë kanë vëzhguar lëvizjet e terroristëve në rajone të ndryshme të Sirisë dhe kanë sulmuar ata në pjesën veriore të Homsit ku si pasojë janë vrarë me dhjetëra terroristë gjatë këtij sulmi.