Vazhdon avancimi i forcave irakiane drejt Mosulit
Burimet irakiane kanë bërë të ditur avancimin e forcave të përbashkëta të Irakut në drejtim të qytetit Mosul.
Kanali televiziv Al-Irakija ka njoftuar se pavarësisht deklarimit të papritur të amerikanëve për ndërprerjen e operacioneve për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i ISIS, raportet informative nga zona e luftës tregojnë për vazhdimin e avancimit të forcave irakiane në të gjitha frontet njëkohësisht me fillimin e fazës së dytë të këtyre operacioneve dhe me hyrjen e forcave popullore të Irakut në betejën e Mosulit, këto operacione po zhvillohen me një dinamizëm më të madh. Selia e komandës së përbashkët të operacioneve për çlirimin e Mosulit ka deklaruar se avancimi i forcave irakiane në të gjitha frontet po vazhdon edhe sot (të shtunën) dhe forcat irakiane kanë çliruar rajone të reja. Sipas burimeve irakiane, operacionet për avancimin e forcave irakiane nga rajoni Al-Shure si rajoni më i madh i provincës Ninva, po vazhdojnë në drejtim të qytetit Hamam Al-Alil i cili ndodhet 20 km në jug të Mosulit. Ndërkohë avionët e forcave irakiane kanë shkatërruar një depo të armatimit të terroristëve të ISIS dhe platformën e hedhjes së raketave në lindje të Mosulit. Forcat ajrore të Irakut të shtunën në mëngjes kanë bombarduar sistemin e lidhjeve të komunikimit të grupit terrorist ISIS të quajtur "Fanus" në Mosul.