Çlirohet një rajon tjetër në jug të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33199-Çlirohet_një_rajon_tjetër_në_jug_të_mosulit
Komandanti i policisë irakiane ka njoftuar për çlirimin e qytetit Al Shore në jug të Mosulit, qendër e provincës Ninva.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Tetor 29, 2016 18:50 Europe/Tirane
  • Çlirohet një rajon tjetër në jug të Mosulit

Komandanti i policisë irakiane ka njoftuar për çlirimin e qytetit Al Shore në jug të Mosulit, qendër e provincës Ninva.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, gjeneral major Raed Xhodet, komandant i policisë irakiane, ka thënë se forcat irakiane të ndërhyrjes së shpejtë të shtunën në vazhdim të operacioneve kundër terroristëve të ISIS, kanë arritur të çlirojnë qytetin Al Shore, në jug të Mosulit dhe tani ky qytet është nën kontrollin e plotë të forcave irakiane. Forcat irakiane me hyrjen në këtë qytet, kanë ngritur flamurin irakian nëpër ndërtesa shtetërore. Ky operacion është mbështetur nga forcat ajrore të ushtrisë irakiane  dhe mësohet se gjatë bombardimeve janë shkatërruar sasi e madhe e pajisjeve ushtarake të ISIS si dhe janë vrarë dhe plagosur dhjetëra terroristë. Po ashtu forcat popullore irakiane në mëngjesin e ditës së shtunë, kanë kryer operacione të reja kundër grupit terrorist ISIS në jugperëndim të Mosulit. Forcat popullore irakiane sot kanë çliruar nga prania e terroristëve dhjetë fshatra në aksin jugperëndimor të Mosulit dhe janë stacionuar 35 km afër qytetit Telafer. Ndërkaq, si pasojë e një shpërthimi terrorist në një ceremoni funerali në perëndim të Bagdadit, të paktën 5 persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur.