Jemenasit u përgjigjen sulmeve dhe krimeve të sauditëve
(last modified Sat, 29 Oct 2016 16:50:14 GMT )
Tetor 29, 2016 18:50 Europe/Tirane
  • Jemenasit u përgjigjen sulmeve dhe krimeve të sauditëve

Njësitë raketore dhe artilerike të ushtrisë dhe të forcave popullore të Jemenit, në përgjigje të sulmeve dhe krimeve të ushtrisë saudite, kanë bombarduar pozicionet e ushtarëve sauditë në këtë vend.

Sipas agjencisë zyrtare jemenase të lajmeve Saba, njësitë raketore dhe artilerike të ushtrisë dhe të forcave popullore të Jemenit, sot kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë saudite në Xhizan, Naxhran dhe Asir, në jug të Jemenit. Në këto sulme janë vrarë dhe plagosur një numër i madh i ushtarëve sauditë. Avionët luftarakë të koalicionit saudit sot kanë bomabrduar ndërtesa qeveritare në qytetin Al Sofrae, në perëndim të provincës Sade, në veriperëndim të Jemenit. Në sulmet ajrore të avionëve luftarakë të agresorëve sauditë në rajonin Taiz, në jugperëndim të Jemenit, janë vrarë të paktën 15 civilë jemenas dhe shumë të tjerë janë plagosur. Ndërkohë, Abdurabe Mansur Hadi, presidenti dorëhequr i Jemenit, ka refuzuar projektpropozimin e të dërguarit të posaçëm të OKB për Jemenin Ismail Veled Al Shejh Ahmed, për zgjidhjen e krizës në Jemen.

 

Tags