Avionët amerikanë sulmojnë forcat irakiane
Avionët luftarakë të Amerikës kanë sulmuar forcat e ushtrisë irakiane në provincën Ninva në veri të Irakut.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se avionët luftarakë të Amerikës të shtunën kanë sulmuar pozicionet e forcave të ushtrisë së Irakut në rrethinën e qytetit Telkif në veri të Mosulit në provincën Ninva dhe si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë pesë pjesëtarë të forcave irakiane dhe janë plagosur disa të tjerë. Ndërkohë një burim i forcave irakiane të sigurisë ka deklaruar se snajperistët e policisë së Irakut të shtunën në vazhdim të operacioneve kundër grupit terrorist ISIS kanë arritur afër kryqëzimit të dy rrugëve të rëndësishme në rajonin Hamam Alil në jug të Mosulit. Vlen të theksohet se operacionet për çlirimin e Mosulit kanë filluar nga forcat irakiane më 17 tetor 2016 dhe po vazhdojnë pa ndërprerë dhe janë duke shënuar rezultate të rëndësishme në luftën kundër terroristëve të ISIS.