Vritet një komandant i opozitarëve sirianë në perëndim të Alepos
Ashraf Hamud Aovde i njohur me nofkën Abu Oamar dhe ishte një prej komandantëve të grupit të ashtuquajtur "Ushtria Çlirimtare" është vrarë në perëndim të Alepos.
Ndërkohë burimet informative nga Siria gjithashtu kanë njoftuar për vrasjen edhe të Abu Ahmed Badije, një prej krerëve ushtarakë të grupit të ashtuquajtur "Xhejshul-Islam" në perëndim të Alepos. Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se forcat e ushtrisë së Sirisë dhe pjesëtarët e grupeve terroriste janë përleshur në laxhen Salahudin dhe në rajonin Manian në qytetin Alepo dhe gjatë këtyre luftimeve ushtria siriane ka shkatërruar një tank dhe disa automjete të blinduara të grupeve terroriste. Gjatë sulmeve të ushtrisë siriane janë vrarë 11 pjesëtarë të grupit terrorist "Ushtria Çlirimtare" në perëndim të Alepos. Sipas raporteve informative, forcat e ushtrisë siriane kanë marrë nën kontroll rajonet Tel Shair, Fafin, Kafar Kares dhe fabrikën e çimentos Muslimije dhe lartësinë Susin në pjesën veriore të Alepos. Faqja informative Sana në lidhje me këtë ka shkruar se ushtria siriane ka asgjësuar një autobombë me qindra kg lëndë eksplozive në rajonin Manian në pjesën perëndimore të Alepos. Njëkohësisht me këto sulme, grupet terroriste kanë sulmuar me predha vendbanimet civile të Alepos dhe si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë të paktën dhjetë civilë sirianë që shumica e tyre ishin gra dhe fëmijë.