Terroristët përdorin predha me gaz toksik në Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33352-terroristët_përdorin_predha_me_gaz_toksik_në_alepo
Burime nga Siria bëjnë të ditur se grupi terrorist i ashtuquajtur Xhejshul Fat’h, ka sulmuar me predha me gaz toksik akademinë ushtarake të Sirisë në perëndim të Alepos.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 30, 2016 15:08 Europe/Tirane
  • Terroristët përdorin predha me gaz toksik në Alepo

Burime nga Siria bëjnë të ditur se grupi terrorist i ashtuquajtur Xhejshul Fat’h, ka sulmuar me predha me gaz toksik akademinë ushtarake të Sirisë në perëndim të Alepos.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, terroristët e grupit Xhejshul Fat’h, të dielën kanë sulmuar me predha me gaz toksik akademinë ushtarake “Projekti 3 mijë njësi”, në rajonin Hamdanie, në perëndim të Alepos, duke helmuar të paktën 35 civilë sirianë. Ndërkaq, njësitet e ushtrisë së Sirisë kanë asgjësuar sulmet e gjera të terroristëve të Frontit Nusra në jug dhe në perëndim të Alepo dhe në Fakultetin e Forcave Ajrore në lindje të Alepos. Njësitet e forcave ushtarake të Sirisë kanë asgjësuar sulmin e terroristëve në këto rajone dhe kanë vrarë një numër të konsiderueshëm të terroristëve dhe kanë shkatërruar disa automjete dhe pajisje luftarake të tyre.