Avionët turq sulmojnë pozicionet e kurdëve në veri të Sirisë
Tetor 30, 2016 15:22 Europe/Tirane
Avionët luftarakë të Turqisë kanë sulmuar pozicionet e partisë kurde Unioni demokratik i Sirisë (PYD) në veri të Sirisë.
Agjencia e lajmeve Anatoli njoftoi se Shtabi i Ushtrisë së Turqisë sot me anë të një deklarate, deklaroi se avionët e forcave ajrore të Turqisë kanë sulmuar pozicionet e identifikuara të partisë kurde Unioni demokratik i Sirisë (PYD) në veri të Sirisë, duke lënë të vrarë të paktën 12 pjesëtarë të këtij grupi. Po ashtu në sulmet e avionëve turq janë shkatërruar 9 ndërtesa të kontrolluara nga PYD, 5 makina ushtarake dhe një depo armatimesh të militantëve kurdë. Turqia sulmon luftëtarët kurdë në veri të Sirisë, në një kohë që kurdët luftojnë kundër terroristëve të ISIS.
Tags