21 milionë jemenas kanë nevojë urgjente për ndihma
Organizata Mjekët pa Kufij deklaroi se si pasojë e agresionit të koalicionit agresor të kryesuar nga Arabia Saudite, situata humanitare në Jemen është katastrofike dhe aktualisht 80 % e popullsisë së Jemenit ka nevojë për ndihma emergjente humanitare.
Organizata Mjekët pa Kufij bëri të ditur se 21 milionë jemenas jetojnë në kushtet më të rënda, ndërsa mbi 10 mijë civilë jemenas janë vrarë nga agresorët sauditë. Nga Jemeni raportohet se së paku 60 vetë janë vrarë në një kompleks të burgut nga sulmet ajrore të kryera nga koalicioni agresor i udhëhequr nga Arabia Saudite. Zyrtarët mjekësorë dhe ata të sigurisë thanë se sulmet e mbrëmshme e kanë goditur selinë e sigurisë në kompleksin al-Zaydiya, në qytetin perëndimor, Hudaydah. Koalicioni agresor saudit nuk komentoi sulmin, i cili ishte një nga më vdekjeprurësit e fushatës, që rregullisht ka goditur shkolla, tregje, spitale dhe shtëpi, duke vrarë shumë civilë. Nga ana tjetër, aeroplanët luftarakë sauditë i kanë bombarduar civilët në qytetin perëndimor, Taiz, duke i vrarë së paku 15 vetë, kanë raportuar banorët.