Terroristët sulmojnë me raketa disa rajone të Alepos
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33391-terroristët_sulmojnë_me_raketa_disa_rajone_të_alepos
Sulmet e terroristëve me predha në disa rajone të Alepos kanë shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e disa civilëve sirianë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 31, 2016 07:34 Europe/Tirane
  • Terroristët sulmojnë me raketa disa rajone të Alepos

Sulmet e terroristëve me predha në disa rajone të Alepos kanë shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e disa civilëve sirianë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se nga sulmet raketore të terroristëve në lagjen A'dhamije në qytetin e Alepo në veri të Sirisë, është shkatërruar tërësisht një ndërtesë banimi dhe me dhjetëra civilë sirianë kanë mbetur nën gërmadhat e saj. Në lidhje me viktimat e këtij sulmi raketor akoma nuk janë publikuar statistika të sakta. Grupet terrorist në rajonet lindore të qytetit Alepo ndodhen nën rrethimin e plotë të ushtrisë së Sirisë dhe për çdo ditë me dhjetëra raketa dhe predha sulmojnë rajonet perëndimore dhe të sigurta të këtij qyteti. Grupet terroriste gjithashtu nuk po lejojnë civilët sirianë që të largohen nga zonat lindore të Alepos dhe po i përdorin ata si mburojë njerëzore. Ndërkohë, ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Sirisë në vazhdim të operacioneve të tyre kundër grupeve terroriste, kanë marrë nën kontroll të plotë rajonin Tel Savan dhe Tel Kurdi në Ghutan lindore të Damaskut. Grupet terroriste kanë sulmuar me predha edhe vendbanimin civil Ravad në Hamdanije në perëndim të Alepos duke përdorur predha që përmbajnë gazra helmues të cilat shkaktuan probleme të mëdha për ushtarakët dhe popullatën civile. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se banorët e qytetit Alepo të Sirisë detyrohet të paguajnë shuma të mëdha parash për terroristët në mënyrë që të mund të largohen nga këto zona të luftës. Terroristët për të lejuar civilët që të largohen nga zonat e luftës në qytetin Alepo, nga secili person kërkojnë 300 dollarë. Kjo shumë për shumicën e civilëve sirianë që për shumë vite kanë qenë nën hegjemoninë e terroristëve, është shumë e madhe.