Monafekinët harmonizohen me propagandën mediatike të regjimit Al Saud
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33394-monafekinët_harmonizohen_me_propagandën_mediatike_të_regjimit_al_saud
Marjam Raxhavi, liderja e grupit terrorist Moxhahedine Khalk (MEK) në harmoni me gënjeshtrat propagandistike të medieve të regjimit Al Saud, pretendoi se lëvizje Ansarullah e Jemenit me mbështetjen e Iranit ka hedhur raketë në drejtim të Mekës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 31, 2016 07:35 Europe/Tirane
  • Monafekinët harmonizohen me propagandën mediatike të regjimit Al Saud

Marjam Raxhavi, liderja e grupit terrorist Moxhahedine Khalk (MEK) në harmoni me gënjeshtrat propagandistike të medieve të regjimit Al Saud, pretendoi se lëvizje Ansarullah e Jemenit me mbështetjen e Iranit ka hedhur raketë në drejtim të Mekës.

Kanali televiziv Al Arabija njoftoi se Marjam Raxhavi me anë të një qëndrime të çuditshëm, pretendoi se "sulmi raketor i lëvizjes Ansarullah është bërë me urdhrin e Iranit dhe me mbikëqyrjen e forcave të Brigadës Kods të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit". Forcat jemenase të premten kanë hedhur raketën vendore Burkan-1 në drejtim të aeroportit ndërkombëtar "Mbreti Abdulaziz" 19 km në veri të qytetit Xhede. Pas këtij sulmi, mediat saudite pretenduan se sistemi raketor i Arabisë Saudite e kanë shkatërruar këtë raketë para se ajo të godas objektivin. Këto media gjithashtu kanë pretenduar se kjo raketë ishte hedhur në drejtim të Mekës. Ndërkohë Mohamed Abdusalam, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah, të premten më 28 tetor, ka hedhur poshtë pretendimet e EBA dhe të Arabisë Saudite në lidhje me sulmin raketor të Ansarullah ndaj Mekës dhe i ka quajtur ato "gënjeshtra të kota" Muhamed Abdusalam në vazhdim tha se qëllimi i këtyre pretendimeve është lëndimi i ndjenjave të myslimanëve dhe shtoi: "Pretendimet për sulme ndaj vendeve të shenjta janë njëlloj "iluzione të kota" të mediave të cilat nuk mund të perceptohen me asnjë mendje të shëndoshë". Në këtë kuadër Marjam Raxhavi gjithashtu në harmoni me propagandën negative të mediave saudite në lidhje me sulmet raketore të Ansarullah në territorin e Arabisë Saudite, ka akuzuar Republikën Islamike të Iranit duke e quajtur atë "jo njerëzore dhe jo islame". Ajo në këtë kuadër, ka kërkuar nga vendet islame që të ndërpresin bashkëpunimin e me Iranit dhe ta largojnë këtë vend nga Organizata për Bashkëpunim Islamik. Lidhja mes grupit terrorist Monafekin dhe sauditëve së fundi është bërë publike në mënyrë të hapur dhe takimi i fundit i udhëheqjes politike të këtij grupi terrorist në Paris të Francës është zhvilluar me pjesëmarrjen e princit saudit Turki Fejsal, ish-shefit të inteligjencës së Arabisë Saudite. Turki Fejsal me fjalimin e tij në këtë takim, përsëriti pretendimet e tij kundër Iranit dhe kundër sistemit të Republikës Islamike. Në fillim të muajit gusht, gjithashtu mediat informative kanë deklaruar se mbreti Selman bin Abdulaziz i Arabisë Saudite, ka ftuar Marjam Raxhavin për një vizitë në Arabinë Saudite dhe për ta kryer ceremoninë e Haxhit. Arabia Saudite shumë kohë më parë ka filluar mbështetjen e saj ndaj grupit terrorist Monafekin.