Ushtria irakiane hyn në rajonin e parë në qytetin Mosul
Forcat irakiane kanë hyrë në rajonin e parë në qytetin Mosul.
Sipas kanalit televiziv Al Alam, Ali Eljaseri, sekretar i përgjithshëm i grupit të rezistencës islamike Al Khorasani, ka njoftuar se forcat e ushtrisë irakiane të hënën me hyrjen në rajonin Al Kerame, në juglindje të qytetit Mosul, kanë filluar zyrtarisht operacionet brenda këtij qyteti, duke detyruar terroristët e grupit takfirist-sionist ISIS të tërhiqen. Ky komandant i forcave Al Al Hashd Sh’aba, ka thënë se së bashku me forcat e ushtrisë irakiane janë duke avancuar në rajone të ndryshme të Mosulit dhe njëkohësisht me këto forca edhe formacionet vullnetare po japin kontribut të madh përballë terroristëve. Një tjetër informacion nga Iraku bën të ditur se Heidar Ebadi, kryeministër i Irakut ka vizituar forcat e përbashkëta irakiane në operacionet për çlirimin e Mosulit. Shtabi për media i ushtrisë irakiane ka njoftuar sot se forcat irakiane deri më tani kanë çliruar 22 fshatra në aksin juglindor si dhe fshatin Al Surush në veri të Mosulit. Forcat e përbashkëta irakiane të përbëra nga ushtria, grupi Al Hashd Sh’aba, Peshmerga dhe policia irakiane nën mbështetjen e forcave ajrore të këtij vendi, nga 17 tetorit kanë filluar operacionet për çlirimin e Mosulit nga prania e terroristëve të ISIS.