De Mistura: Sulmet e rebelëve në Alepo, “të tmerrshme”
I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për luftën në Siri, tha se është i tmerruar me sulmet e rebelëve kundër civilëve në Alepo.
Sulmet “e pamëshirshme dhe pa dallim” kanë vrarë dhjetëra civilë në perëndim të Alepos, në fundjavë, tha De Mistura. Sulmet e tilla përbëjnë krime lufte, shtoi ai. Ushtria siriane tha sot se Fronti Al Nusra dhe grupet e tjera terroriste, kanë vrarë 84 njerëz, shumica gra dhe fëmijë, në Alepo gjatë tri ditëve të kaluara, në një bombardim ku u përdorën edhe armë kimike dhe të shtëna me raketa. Mediat shtetërore siriane njoftuan të shtunën se militantët kanë hedhur gaz helmues në rajonin Hamdaniya në pjesën perëndimore të Aleppos që kontrollohet nga qeveria. Në një deklaratë të hënë, Ushtria dhe Komanda e Forcave ushtarake tha se terroristët kanë sulmuar shkollat dhe civilët, kanë hedhur 20 fuçi me gaz helmues, 50 raketa dhe shkaktuan 48 zjarre.