Kukceli, i pari rajon i çliruar në lindje të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33538-kukceli_i_pari_rajon_i_çliruar_në_lindje_të_mosulit
Forcat e ushtrisë irakiane kanë arritur të çlirojnë rajonin Kukceli që është rajoni i parë i çliruar në lindje të Mosulit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 01, 2016 04:29 Europe/Tirane
  • Kukceli, i pari rajon i çliruar në lindje të Mosulit

Forcat e ushtrisë irakiane kanë arritur të çlirojnë rajonin Kukceli që është rajoni i parë i çliruar në lindje të Mosulit.

Hesamudin Ebar nëj prej anëtarëve të këshillit provincial të provincës Ninva ka thënë: Futja e trupave irakiane në rajonin Kukceli është një hap i rëndësishëm për marrjen e kontrollit të rajoneve të tjera në lindje të Mosulit. Ebar çlirimin e rajonit Kukceli e cilësoi thyerje të vijave të mbrojtjes së ISIS dhe atë e quajti sukses të rëndësishëm. Kukceli është një onë industriale në lindje të Mosulit dhe ndodhet 1 km larg kufijve administrativë të qytetit Mosul. Ebar tha se vendet ku kanë kaluar forcat e policisë dhe ato anti-terrorizëm të Irakut, janë kthyer në varreza për terroristët e ISIS. Operacioni për çlirimin e Mosulit ka nisur më 17 tetor dhe deri tani më shumë se 500 km2 të provincës Ninva kryesisht në zonat perëndimore dhe veriore janë çliruar.