Arabia Saudite: Pas 20 vitesh largohet nga detyra ministri i financave
Ibrahim Saf ministër i financave së regjimit saudit është larguar nga posti i tij.
Me urdhër të mbretit Selman të Arabisë Saudite, Ibrahim Saf i cili për 20 vite ka qëndruar në postin e ministrit të financave është larguar nga ky post dhe në vend të tij është zgjedhur Muahmed Xhedan ish kreu i bursës së Arabisë Saudite. Shkarkimi i ministrit të financave në Arabinë Saudite është bërë në kuadër të masave për uljen e deficitit buxhetor të këtij vendi. Arabia Saudite po përballet me probleme të mëdha ekonomike për shkak se për dy vjet çmimi i naftës ka qëndruar në nivele të ulta dhe për këtë ajo është detyruar të marrë kredi nga institute ndërkombëtare. Deficiti buxhetor, mungesa e parasë, ulja e bursës dhe problemet monetare në sistemin bankar të Arabisë Saudite, janë disa probleme të krijuara për Arabinë Saudite për shkak se regjimi saudit ka zbatuar një komplot për uljen e çmimit të naftës me qëllim që të dëmtojë vendet e tjera rivale dhe kundërshtarë të politikave të Riadit në rajon, vende si Irani dhe Rusia.