ISIS po mban peng shumë familje irakiane
Pjesëtarë të grupit terrorist ISIS, kanë marrë pengë qindra familje irakiane në Mosul, në veri të Irakut. Komandanti i forcave të përbashkëta në operacionet për çlirimin e qytetit të pushtuar Mosul, ka thënë se terroristët e ISIS pas fillimit të ofensivës nga forcat irakiane, kanë marrë peng qindra familje irakiane në rajonet Al Khazre, Al Kods, Al Semah dhe Al Kerame.
Ndërkaq, sot, Forcat e ushtrisë irakiane kanë arritur të çlirojnë rajonin Kukceli që është rajoni i parë i çliruar në lindje të Mosulit. Hesamudin Ebar një prej anëtarëve të këshillit provincial të provincës Ninva ka thënë: Futja e trupave irakiane në rajonin Kukceli është një hap i rëndësishëm për marrjen e kontrollit të rajoneve të tjera në lindje të Mosulit. Ebar çlirimin e rajonit Kukceli e cilësoi thyerje të vijave të mbrojtjes së ISIS dhe atë e quajti sukses të rëndësishëm. Kukceli është një onë industriale në lindje të Mosulit dhe ndodhet 1 km larg kufijve administrativë të qytetit Mosul.