Gazeta turke "Cumhuriet": Nuk dorëzohemi
(last modified Wed, 02 Nov 2016 05:47:33 GMT )
Nëntor 02, 2016 06:47 Europe/Tirane
  • Gazeta turke

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se gazeta "Cumhuriet" në Turqi në numrin e saj të së martës një ditë pas arrestimit të kryeredaktorit dhe disa gazetarëve të saj, u publikua me titullin "Nuk dorëzohemi" në faqen e parë të saj.

Gazeta "Cumhuriet" skaj emrit të saj në një pjesë të zezë ka shkruar: "Me arrestimin e kryeredaktorit të kësaj gazete, liria e shtypit në Turqi ka marrë një goditje tjetër të rëndë". Të hënën në mbrëmje disa persona janë mbledhur përpara zyrave të gazetës "Cumhuriet" në Stamboll dhe kanë protestuar kundër arrestimit të kryeredaktorit të kësaj gazete. Policia e Stambollit ka vendosur masa të sigurisë dhe pengesa dhe nuk ka lejuar protestuesit që të afrohen afër portës hyrëse në ndërtesën ku ndodhen zyrat e kësaj gazete. Vlen të theksohet se policia e Turqisë të hënën ka arrestuar Murad Sabunçi, kryeredaktorin e gazetës "Cumhuriet" sëbashku me disa punonjës së kësaj gazete opozitare të qeverisë së Turqisë. Para kësaj policia e Turqisë kishte bastisur edhe shtëpitë e personave të arrestuar. Këta persona janë arrestuar nën akuzën për lidhje dhe bashkëpunim me lëvizjen e Fethullah Gylen dhe me grupin militantë kurd PKK. Qeveria e Ankarasë pas grusht shtetit të pasuksesshëm më 15 korrik të këtij viti, ka kryer operacione të gjera kundër përkrahësve të lëvizjes së Gylen dhe gjatë këtij procesi me dhjetëra mijëra persona janë arrestuar ose shkarkuar nga puna.

Tags