ISIS goditet brenda në qytetin Mosul
Komandanti i operacioneve të përbashkëta të Irakut në qytetin Mosul njoftoi se ditën e martë avionët luftarakë të Irakut kanë bombarduar disa zona të Mosulit duke vrarë të paktën 170 terroristë të ISIS mes të cilëve 67 terroristë të huaj të ISIS.
Sulmet ajrore u kryen në rajonet Gebat, hotlin Urabi, godinën e gjykatës dhe kundër disa depove në qytetin Mosul. Sipas burimeve irakiane forcat e ushtrisë ditën e martë janë futur në qytetin Mosul. Ushtria irakiane në vazhdën e operacionit për çlirimin e qytetit Mosul, është futur në godinën e radiotelevizionit të qytetit Mosul, që mbahej i pushtuar nga terroristët e ISIS. Operacioni për çlirimin e Mosulit ka nisur me urdhër të kryeministri irakian Hejdar Ebadi më datë 17 tetor 2016. Në operacion janë përfshirë 50 mijë trupa irakiane, luftëtarët kurdë peshmerga, fiset arabe suni dhe ata shiit.