Zbulohen krimet e Amerikës në operacionet e Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33697-zbulohen_krimet_e_amerikës_në_operacionet_e_mosulit
Gjatë sulmeve ajrore të Amerikës në Mosul, janë vrarë të gjithë anëtarët e një familje irakiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 02, 2016 12:09 Europe/Tirane
  • Zbulohen krimet e Amerikës në operacionet e Mosulit

Gjatë sulmeve ajrore të Amerikës në Mosul, janë vrarë të gjithë anëtarët e një familje irakiane.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se 8 anëtarët e një familje irakiane janë vrarë nga një sulm ajror i Amerikës në Mosul dhe ky krim ka tërhequr vëmendjen e shumë mendjeve në lidhje me fatin e banorëve të këtij qyteti dhe rajoneve rreth tij. Burimet informative bëjnë të ditur se rreth një milion qytetarë irakianë ende ndodhen brenda në Mosul. Gazeta "The Guardian" ka theksuar se tre pjesëtarët e kësaj familje tetë anëtarësh kanë qenë fëmijë dhe të gjithë janë vrarë nga sulmi i Amerikës mbi shtëpinë e kësaj familje irakiane në fshatin Al-Fadelije në rajonin Bashika. Vlen të theksohet se Bashika ndodhet vetëm disa kilometra larg Mosulit. Sulmi i Amerikës është kryer një javë pas fillimit të luftimeve të ashpra në fshatin Fadelije. Forcat e Kurdistanit të Irakut të enjten e kaluar kanë bërë të ditur çlirimin e këtij fshati.