Vazhdon shkatërrimi i shtëpive palestineze nga ana e Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33724-vazhdon_shkatërrimi_i_shtëpive_palestineze_nga_ana_e_izraelit
Regjimi sionist në vazhdim të politikave të tij agresive, ka shkatërruar shtëpinë e një familje palestineze në BPLJ.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 02, 2016 13:49 Europe/Tirane
  • Vazhdon shkatërrimi i shtëpive palestineze nga ana e Izraelit

Regjimi sionist në vazhdim të politikave të tij agresive, ka shkatërruar shtëpinë e një familje palestineze në BPLJ.

Sipas agjencisë së lajmeve Kods, ushtarët sionistë sot në mëngjes kanë shkatërruar shtëpinë e një familje palestineze në Kods me arsyetimin se nuk posedon leje ndërtimi. Nga ana tjetër, forcat e regjimit sionist po ashtu për të disatën herë radhazi kanë vazhduar shkatërrimin e tërësishëm të fshatrave palestineze. Ushtarët sionistë pas shkatërrimit të këtyre fshatrave, kanë konfiskuar pasuritë e qytetarëve palestinezë. Kjo është në kohën kur regjimi sionist që nga fillimi i Intifadës së Kodsit, ka vazhduar politikat e tij të dënimit kolektiv të palestinezëve. Po ashtu mësohet se ushtarët sionist të martën në mbrëmje kanë sulmuar disa rajone në Bregun Perëndimor dhe kanë arrestuar 6 palestinezë.  Sionistët për arritjen e qëllimeve të tyre ekspansioniste, vazhdimisht kanë shkatërruar shtëpitë e palestinezëve. Sulmet e tyre janë intensifikuar që nga tetori i vitit 2016 ku edhe filloi Intifada e Kodsit dhe që nga atëherë e deri më sot janë martirizuar qindra palestinezë dhe shumë të tjerë janë plagosur dhe arrestuar.