3000 civilë largohen nga lindja e Mosulit
Forcat irakiane kanë larguar 3000 mijë civilë nga rajonet lindore të Mosulit.
Sipas kanalit televiziv irakian Samara, Ministria irakiane për emigracion, të mërkurën ka njoftuar se forcat irakiane kanë larguar 3000 civilë nga rajonet lindore të Mosulit, duke i vendosur ata në kampet e ndërtuara përreth Mosulit. Ministria irakiane për emigracion ka theksuar se që nga fillimi i operacioneve për çlirimin e Mosulit e deri më tani, mbi 19 mijë irakianë janë larguar nga Mosuli dhe rajonet përreth. Kjo është në kohën kur Komisariati i Lartë i OKB për të drejtat e njeriut deklaroi se që prej fillimit të operacionit për çlirimin e Mosulit, terroristët e ISIS kanë transferuar dhjetëra mijë civilë në brendësi të Mosulit për t’i përdorur ata si mburojë humane. Komisariati i Lartë i OKB për të drejtat e njeriut deklaroi se dhjetëra mijëra burra, gra dhe fëmijë janë transferuar nga zonat përreth Mosulit në brendësi të këtij qyteti për tu përdorur nga terroristët si mburojë humane përballë avancimit të trupave irakiane. Ky komisariat shprehu shqetësimin e thellë për fatin e këtyre civilëve, pasi të mërkurën e kaluar terroristët e ISIS ekzekutuan “për mosbindje” 232 civilë irakianë në Mosul.