Ushtria irakiane pranë aeroportit të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33736-ushtria_irakiane_pranë_aeroportit_të_mosulit
Forcat e ushtrisë irakiane kanë vazhduar avancimin e tyre në brendësi të Mosulit dhe i janë afruar aeroportit të këtij qyteti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 02, 2016 15:09 Europe/Tirane
  • Ushtria irakiane pranë aeroportit të Mosulit

Forcat e ushtrisë irakiane kanë vazhduar avancimin e tyre në brendësi të Mosulit dhe i janë afruar aeroportit të këtij qyteti.

Lajmi u bë i ditur nga shefi i policisë irakiane Raed Shaker Xhoudet, i cili shtoi se forcat irakiane kanë arritur të çlirojnë disa fshatra në perëndim të Mosulit duke vrarë qindra terroristë të ISIS. Gjithashtu mësohet se forcat ajrore irakiane kanë vrarë rreth 100 luftëtarë të ISIS gjatë sulmeve ajrore në Mosul. Ushtria irakiane ka çliruar 11 vendbanime në afërsi të Mosulit dhe mori kontrollin e plotë mbi lagjen Kokxhali. Ushtria irakiane ka hyrë në Mosul për herë të parë në më shumë se dy vjet, në fillim të një beteje e cila ka të ngjarë të përfundojë në një humbje vendimtare për ISIS-in. Rëndësia e luftës për Mosul do të jetë edhe më e madhe për ISIS-in, sepse kalifi i vetëshpallur, Abu Bakr al-Baghdadi, besohet të jetë ende në qytet, ka thënë një zyrtar i lartë për gazetën The Independent. Fuad Hussein, shef i stafit të presidentit kurd Masud Barzani, ka thënë në një intervistë ekskluzive se qeveria e tij kishte informacione nga burime të shumta se “Baghdadi është atje dhe, në qoftë se ai është vrarë, do të thotë se ka kolapsuar i gjithë sistemi i ISIS-it”.