Ushtria sirianë çliron fshatin Menian në Alepo
Ushtria siriane e përkrahur edhe nga forcat e rezistencës çliroi sot fshatin Menian në perëndim të Alepos.
Çlirimi i këtij fshati erdhi pas luftimeve të ashpra me terroristët ku dhjetëra terroristë mbetën të vrarë. Grupi terrorist Al Nusra deklaroi se ka kapur rob dy ushtarakë sirianë në rajonin Zahije Al Asad dhe njëri prej tyre është oficer. Gazeta libaneze Al Akhbar shkruante sot se sulmi i terroristëve të rajonet perëndimore të Alepos nuk ka krijuar ndryshime në raportin e forcave në këtë rajon dhe forcat siriane kanë mundur t'’ mbrojnë pozicionet e tyre. Sipas këtij burimi, forcat e ushtrisë siriane kanë konsoliduar pozicionet e tyre në akademinë ushtarake të Alepos dhe në dy ditët e ardhshme do të fillojnë sulme të gjera ndaj pozicioneve të terroristëve në zonat lindore të Alepos. Nga ana tjetër, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka ofruar armëpushim 10 orësh, më 4 nëntor në Alepo të Sirisë, ka njoftuar sot Ministria e mbrojtjes e Rusisë. “Është vendosur për shpalljen e pauzës humanitare në Alepo, më 4 nëntor prej orës 9 në mëngjes e deri në orën 17”, sipas kohës lokale, për “parandalimin e viktimave të panevojshme”, tha sot shefi i shtamadhorisë së ushtrisë ruse, gjeneral Valery Gerasimov. Sipas tij, ky vendim është miratuar nga autoritetet e Sirisë.