Audio-mesazh i Al Bagdadit drejtuar terroristëve
Grupi terrorist ISIS ka publikuar një audio-incizim që i atribuohet Abu Bakr Al Bagdadit, lider i këtij grupi, i cili u ka bërë thirrje terroristëve për të rezistuar deri në vdekje kundër forcave irakiane.
Ky audio-incizim, është mesazhi i parë i Al Bgdadit që publikohet pas një viti pas avancimit të forcave irakiane në qytetin Mosul, që ishte shpallur si kryeqytet i ISIS. Në këtë audio-incizim Al Bagdadi i ka bërë thirrje pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS të qëndrojnë deri në vdekje në luftën kundër ushtrisë irakiane. Ai u ka thënë atyre mos u tërhiqni. “Mbajtja e territorita dhe atdheut me krenari, është një mijë herë më e lehtë se sa tërheqja e turpshme”, ka thënë Al Bagdadi. Ai po ashtu duke ju drejtuar terroristëve, ka thënë: “Përballë armikut, lëni anash çdo dobësi”. Al Bagdadi në këtë audio-incizim u kërkon terroristëve të kryejnë sulem vetëvrasëse për të derdhur gjakun e forcave irakiane “si një lumë””. Al Bagdadi po ashtu ndjekësve të grupit të tij u ka thënë se nëse nuk mund të arrijnë në Irak dhe Siri, le të shkojnë në Libi. Në mes të vitit 2014, Mosuli ra në duart e terroristëve, ku edhe për herë të parë Al Bagdadi u shfaq në publik pikërisht në këtë qytet, duke e quajtur atë si kryeqytet i grupit ISIS.