Ultimatumi i fundit i ushtrisë siriane për terroristët në Alepo
(last modified Thu, 03 Nov 2016 06:23:18 GMT )
Nëntor 03, 2016 07:23 Europe/Tirane
  • Ultimatumi i fundit i ushtrisë siriane për terroristët në Alepo

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë dhe forcave të armatosura të Sirisë ka kërkuar nga terroristët që ta shfrytëzojnë armëpushimin e shpallur për ditën e premte si rastin e fundit për tu larguar nga qyteti Alepo.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se komandanti i përgjithshëm i ushtrisë dhe forcave të armatosura të Sirisë të mërkurën në mbrëmje me anë të një deklarate, ka deklaruar se të premten nga ora 09:00 deri në orën 19:00, të gjitha korridoret e caktuar më parë do të jenë të hapura për largimin e personave të armatosur dhe civilëve nga pjesa lindore e qytetit Alepo. Në deklaratën e komandës së përgjithshme të ushtrisë dhe forcave të armatosura të Sirisë thuhet: "Në veprim humanitar kemi marrë vendim që tu japim edhe një rast banorëve të pjesës lindore të Alepos që të largohen nga kjo zonë. Ky rast do të jetë ditën e premte dhe personat e armatosur terroristë dhe civilët gjatë këtij rasti mund të largohen nga kjo zonë. Komanda e përgjithshme e ushtrisë siriane ka kërkuar nga të gjithë personat e armatosur që t'i japin fund luftës dhe të duke shfrytëzuar këtë rast humanitar, të largohen me armët e tyre nga korridori Kastilo drejt veriut ose nga korridori i tregut Khajrije Al-Mesharike në drejtim të provincës Edlib.

Tags