Ministri irakian: Duhet t'i japim përgjigje krimeve të ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33811-ministri_irakian_duhet_t'i_japim_përgjigje_krimeve_të_isis
Ministri i drejtësisë së Irakut deklaroi se ISIS në këtë vend nuk do të mbetet pa ndëshkim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 03, 2016 10:16 Europe/Tirane
  • Ministri irakian: Duhet t'i japim përgjigje krimeve të ISIS

Ministri i drejtësisë së Irakut deklaroi se ISIS në këtë vend nuk do të mbetet pa ndëshkim.

Burimet informative njoftuan se Hejdar Al-Zameli, ministri irakian i drejtësisë, të mërkurën në mbrëmje në takim me deputetët e provincës Ninva në Parlamentin e Irakut, deklaroi se Ministria e Drejtësisë së Irakut ka përgatitur disa aktpadi në lidhje me krimet e terroristëve të ISIS dhe do t'i paraqet ato në Gjykatat Ndërkombëtare. Al-Zameli në këtë takim gjithashtu theksoi se Ministria e Drejtësisë së Irakut  ka formuar komitete speciale për hetimin e dëmtimit të pronave në zonat e çliruara nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Autoritetet irakiane gjithashtu kanë filluar riorganizimin e strukturave përkatëse për të rifilluar funksionimin normal të administratës shtetërore në të gjitha zonat.