Ministri irakian: Duhet t'i japim përgjigje krimeve të ISIS
Ministri i drejtësisë së Irakut deklaroi se ISIS në këtë vend nuk do të mbetet pa ndëshkim.
Burimet informative njoftuan se Hejdar Al-Zameli, ministri irakian i drejtësisë, të mërkurën në mbrëmje në takim me deputetët e provincës Ninva në Parlamentin e Irakut, deklaroi se Ministria e Drejtësisë së Irakut ka përgatitur disa aktpadi në lidhje me krimet e terroristëve të ISIS dhe do t'i paraqet ato në Gjykatat Ndërkombëtare. Al-Zameli në këtë takim gjithashtu theksoi se Ministria e Drejtësisë së Irakut ka formuar komitete speciale për hetimin e dëmtimit të pronave në zonat e çliruara nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Autoritetet irakiane gjithashtu kanë filluar riorganizimin e strukturave përkatëse për të rifilluar funksionimin normal të administratës shtetërore në të gjitha zonat.