Paralajmërohet mbyllja e qendrave shëndetësore në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33817-paralajmërohet_mbyllja_e_qendrave_shëndetësore_në_jemen
Organizata Mjekët pa Kufi ka paralajmëruar se nëse nuk mendohen masa urgjente për të shpëtuar qendrat shëndetësore në Jemen, këto qendra do të mbyllën tërësisht.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 03, 2016 14:09 Europe/Tirane
  • Paralajmërohet mbyllja e qendrave shëndetësore në Jemen

Organizata Mjekët pa Kufi ka paralajmëruar se nëse nuk mendohen masa urgjente për të shpëtuar qendrat shëndetësore në Jemen, këto qendra do të mbyllën tërësisht.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se duke marrë parasysh vazhdimin e politikave të regjimit Al Saud për të mbajtur bllokadën kundër Jemenit, spitalet e këtij vendi po vuajnë nga mungesa e madhe e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore dhe deri më tani mbi 55% e këtyre qendrave janë detyruar të ndërprjenë funksionimin e tyre. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Mjekët pa Kufi kanë deklaruar se vazhdimi i bllokadës kundër Jemenit dhe mungesa e madhe e medikamenteve në qendrat shëndetësore të Jemenit, ka vështirësuar në masë të madhe kushtet e një numri të madh të pacienteve. Spitali i Fëmijëve dhe Nënave në Sana, kryeqytetin e Jemenit është një prej spitaleve në të cilin mund të vërehet më së miri gjendje katastrofale e pacientëve