Terroristët sulmojnë me gazra helmues banorët e Alepos
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33871-terroristët_sulmojnë_me_gazra_helmues_banorët_e_alepos
Terroristët e ISIS kanë sulmuar civilët sirianë në pjesën lindore të Alepos me predha që përmbanin gazra helmues.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 03, 2016 20:06 Europe/Tirane
  • Terroristët sulmojnë me gazra helmues banorët e Alepos

Terroristët e ISIS kanë sulmuar civilët sirianë në pjesën lindore të Alepos me predha që përmbanin gazra helmues.

Burime mjekësore nga Alepo bëjnë të ditur se dhjetëra civilë sirianë janë plagosur dhe helmuar nga këto sulme. Deri tani, nga sulmet e terroristëve kundër pjesës perëndimore të Alepos, të paktën 12 civilë sirianë janë vrarë dhe mbi 300 janë plagosur. Ndërkohë, në rajonet perëndimore dhe jugperëndimore të Alepos kanë vazhduar luftimet mes forcave qeveritare siriane dhe terroristëve. Ushtria siriane ka rimarrë një rajon në perëndim të Alepos dhe ka konsoliduar pozicionet e saj në këtë rajon. Forcat siriane të përkrahura edhe nga avionët luftarakë kanë vrarë dhjetëra terroristë në provincën perëndimore Hamah.