ISIS jashtë kontrollit të Abu Bekr Al-Bagdadit
Zëdhënësi i koalicionit amerikan të ashtuquajtur kundër terrorizmit deklaroi se Abu Bekr Al-Bagdadi, lider i grupit terrorist ISIS, ka humbur kontrollin e tij mbi këtë grup.
Kanali televiziv Sky News njoftoi se Xhon Dorian, zëdhënësi i koalicionit amerikan të ashtuquajtur kundër terrorizmit, deklaroi se disa pjesëtarë të grupit terrorist ISIS që ishin nën kontrollin e Abu Bekr Al-Bagdadit, janë larguar nga Mosuli ose po bëjnë përpjekje që të largohen nga ky qytet. Grupi terrorist ISIS të enjten ka publikuar një audio-mesazh të Al-Badadit i cili kërkon nga pjesëtarët e grupit terrorist ISIS që të rezistojnë përballë forcave irakiane. Zëdhënësi i koalicionit amerikan të ashtuquajtur kundër terrorizmit vuri në dukje përmbajtjen e këtij audio-mesazhi dhe deklaroi se një prej çështjeve të rëndësishme që mund të vërehet këtu është fakti se Al-Bagdadi duke iu drejtuar terroristëve, thotë: "Mos luftoni mes vete!". Ndërkohë pjesëtarët e grupit terrorist ISIS të enjten kanë tubuar familjet irakiane në qendër të qytetit Hamam Al-Alil në rrethinën e Mosulit për t'i përdorur ato si mburojë njerëzore.