Populli jemenas është i bashkuar në mbështetje ndaj forcave jemenase
(last modified Fri, 04 Nov 2016 06:00:03 GMT )
Nëntor 04, 2016 07:00 Europe/Tirane
  • Populli jemenas është i bashkuar në mbështetje ndaj forcave jemenase

Kryetari i Këshillit për Bashkimin Popullor të Fiseve të Jemenit deklaroi se fiset e Jemenit me të gjithë forcën e tyre mbështesin ushtrinë e këtij vendi përballë agresionit ushtarak të Arabisë Saudite.

Shejkh Dajfullah Rasam në një intervistë me kanalin televiziv Al Alam vuri në dukje mbështetjen e plotë të Këshillit për Bashkimin Popullor të Fiseve të Jemenit ndaj ushtrisë dhe komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit dhe deklaroi: "Dijetarët fetarë të Jemenit kanë organizuar takime të ndryshme dhe kanë theksuar përgjegjësinë e vet për të mbështetur ushtrinë dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit. Populli i Jemenit me mbështetjen ndaj ushtrisë së këtij vendi dërgon këtë mesazh se fiset jemenase po zbatojnë përgjegjësinë e tyre në mbrojtje ndaj këtij vendi".  Ndërkohë një aktivist i mediave në Jemen ka deklaruar se qëllimet politike dhe ushtarake të Arabisë Saudite në agresionin e saj ushtarak kundër Jemenit, nuk janë realizuar në asnjë mënyrë. Adel Al-Audi në një intervistë me kanalin televiziv Al Alam vuri në dukje mbështetjen e Këshillit të Dijetarëve Fetarë të Jemenit ndaj ushtrisë dhe komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit dhe tha se dijetarët fetarë të Jemenit në takimin e tyre që u zhvillua të enjten në Sana, i kanë dhënë një përgjigje të fortë gënjeshtrave të regjimit Al Saud. Sauditët me pretendimin e tyre për sulmin e forcave jemenase kundër Mekës, po bëjnë përpjekje të mbulojnë krimet e tyre në Jemen përpara syve të opinionit publik. Arabia Saudite përgjatë 19 muajve të kaluar të agresionit ushtarak të saj kundër Jemenit nuk ka arritur kurrfarë rezultati ushtarak dhe politik, ndërkohë që sauditët kanë dështuar edhe me ushtrimin e presionit ekonomik ndaj popullit jemenas. Nga ana tjetër, Ismail Al-Mehakari, ekspert i çështjeve politike të Jemenit, gjithashtu ka deklaruar për televizionin Al Alam se populli i Jemenit është i bashkuar në mbështetjen e tij ndaj ushtrisë dhe ndaj komiteteve të rezistencës popullore përballë agresionit ushtarak të Arabisë Saudite.

Tags