Turqia arreston kryetarin e partisë dhe 12 deputetë
Me urdhër të prokurorisë, policia turke gjatë një aksioni në orët e para të mëngjesit ka arrestuar 12 deputetët e partisë HDP. Midis të arrestuarve është edhe kryetari i kësaj partie Selattin Demirtasا.
Arsyeja e arrestimit, sipas prokurorisë, është se kjo parti ka mbështetur partinë komuniste kurde, e cila konsiderohet si terroriste nga qeveria turke. Sipas mediave turke këto janë fjalët e para në prokurori të kryetarit të arrestuar “herët a vonë përpjekja jonë për demokraci do të triumfojë. Ky regjim i Erdoganit do të ndryshojë. Nuk kam asnjë kërkesë dhe asnjë pritje prej jush. Vetëm populli mund të më gjykojë për çështje politike”. Selattin Demirtash njihet si një nga kundërshtarët kryesorë të Presidentit Erdogan. Ai ka dalë kundër transformimit të Turqisë nga sistemi parlamentar në atë presidencial. Kundër arrestimeve ka shprehur keqardhje edhe raportuesja për Turqinë në Bashkimin Evropian (BE) Katy Piri, e cila ka shkruar “Shumë lajme të këqija po vijnë nga Turqia. Deputetët e partisë HDP po arrestohen”.