Ka hyrë në fuqi armëpushimi i njëanshëm në Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33925-ka_hyrë_në_fuqi_armëpushimi_i_njëanshëm_në_alepo
Një armëpushim i njëanshëm dhe i përkohshëm sot ka hyrë në fuqi në qytetin Alepo në pjesën veriore të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 04, 2016 07:38 Europe/Tirane
  • Ka hyrë në fuqi armëpushimi i njëanshëm në Alepo

Një armëpushim i njëanshëm dhe i përkohshëm sot ka hyrë në fuqi në qytetin Alepo në pjesën veriore të Sirisë.

Armëpushimi 10 orësh është shpallur nga qeveria e Sirisë dhe Rusia, për lejimin e kryengritësve të armatosur dhe civilëve, që të largohen nga pjesët e rrethuara të Alepos, nëpër korridoret e caktuara. Aktivistët sirianë nuk kanë regjistruar ndonjë aksion madhor ushtarak nga forcat siriane dhe aleatët e tyre apo nga luftëtarët opozitarë, gjatë orëve të para të së ashtuquajturës “pauzë humanitare”. Kryengritësit e armatosur e kanë refuzuar këtë armëpushim, duke përshkruar si përpjekje për reduktimin e presionit ndërkombëtar dhe kanë shprehur përkushtim për të luftuar kundër rrethimit. Një armëpushim i ngjashëm i njëanshëm prej tri ditësh, në muajin tetor, ka përfunduar në atë mënyrë, që vetëm pak njerëz janë larguar nga pjesa lindore e Alepos, ku mbeten të bllokuar afro 250 mijë njerëz.