Vazhdon ndërtimi i kolonive çifute në Kods
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33952-vazhdon_ndërtimi_i_kolonive_çifute_në_kods
Regjimi sionist ka vazhduar ndërtimin e vendbanimeve çifute në Kodsin e pushtuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 04, 2016 12:53 Europe/Tirane
  • Vazhdon ndërtimi i kolonive çifute në Kods

Regjimi sionist ka vazhduar ndërtimin e vendbanimeve çifute në Kodsin e pushtuar.

Agjencia e lajmeve Fars, ka bërë të ditur se regjimi sionist ka në plan ndërtimin e 181 njësive të reja të banimit në Kodsin lindor. Izraeli në vitin 2014 ndërtoi 1200 njësi banimi në Kods, gjë që shkaktoi kundërshtime nga komuniteti ndërkombëtar. Pavarësisht këtyre kundërshtimeve, regjimi sionist vazhdon zbatimin e projekteve të tij dhe po ashtu insiston në shkatërrimin e ndërtesave që u përkasin palestinezëve. Të enjten ushtarët sionistë sulmuan një zonë në jug të Nablusit në Bregun Perëndimor, duke shkatërruar katër banesa të palestinezëve me pretekstin e mungesës së lejes së ndërtimit.