Avionët luftarakë amerikanë sulmojnë popullin e Mosulit
Nëntor 04, 2016 13:43 Europe/Tirane
Avionët luftarakë amerikanë nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit, kanë sulmuar sot popullin e Mosulit, në veri të Irakut.
Kanali televiziv Al Alam, ka njoftuar se avionët amerikane kanë sulmuar zonat e banuara në qytetin Moasul, duke plagosur një qytetar irakian. Agjencia e lajmeve Sputnik gjithashtu ka raportuar se avionët luftarakë amerikanë kanë bombarduar sot fshatin Al Fazilie, pranë Mosulit, duke vrarë tetë anëtarë të një familje, ku tre nga viktimat ishin fëmijë. Raporte të tjera nga Iraku bëjnë të ditur se një grup i të rinjve në qytetin jugperëndimor Havixha, në Kirkuk, kanë vrarë liderin e ISIS, Saleh Ahmed.
Tags