Çlirohen disa fshatra të pushtuara nga ISIS në periferi të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33991-Çlirohen_disa_fshatra_të_pushtuara_nga_isis_në_periferi_të_mosulit
Forcat irakiane kanë vazhduar operacionet për çlirimin e qytetit Mosul nga prania e terroristëve, duke spastruar disa fshatra në periferi të këtij qyteti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 04, 2016 16:22 Europe/Tirane
  • Çlirohen disa fshatra të pushtuara nga ISIS në periferi të Mosulit

Forcat irakiane kanë vazhduar operacionet për çlirimin e qytetit Mosul nga prania e terroristëve, duke spastruar disa fshatra në periferi të këtij qyteti.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, forcat popullore irakiane kanë çliruar fshatrat Atae, Kazil Al Sefeli, Al Raki, Xhahite dhe Al Xhahuni, në perëndim dhe jugperëndim të Mosulit. Gjatë operacioneve është vrarë një numër i madh i terroristëve të ISIS. Zv/komandanti i forcave popullore të Jemenit Abu Mahdi Al Mohandes, pakënaqësinë e disa vendeve të rajonit për pjesëmarrjen e forcave popullore në çlirimin e Mosulit të pushtuar nga ISIS, e ka konsideruar marrje fund të këtij grupi terrorist në Irak.