Përfundon armëpushimi në Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34024-përfundon_armëpushimi_në_alepo
Armëpushimi 10 orësh në Alepo ka përfunduar në një kohë kur personat e armatosur nuk kanë lejuar daljen e asnjë civili nga ky qytet.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 05, 2016 09:16 Europe/Tirane
  • Përfundon armëpushimi në Alepo

Armëpushimi 10 orësh në Alepo ka përfunduar në një kohë kur personat e armatosur nuk kanë lejuar daljen e asnjë civili nga ky qytet.

Sipas një njoftimi të agjencisë ISNA të lajmeve, armëpushimi 10 orësh i shpallur në qytetin Alepo kishte për qëllim largimin e civilëve dhe personave të plagosur nga zonat lindore të Alepos mirëpo grupet e armatosura të varur nga grupi Xhejshul Fat’h nuk kanë lejuar daljen e asnjë civili dhe qytetari nga ky qytet. 250 ijë persona gjenden në Alepon lindore dhe ata vuajnë nga mungesa e ushqimeve dhe e medikamenteve. Ushtria siriane prej kohësh ka rrethuar qytetin në fjalë, por ajo ka hapur korridore të sigurta për kalimin e  civilëve. Megjithëse ushtria e Sirisë ka marrë masa për largimin e civilëve, terroristët vazhdojnë të bombardojnë zonat e tjetra të Alepos me predha dhe raketa.