Vriten disa terroristë në jug të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34069-vriten_disa_terroristë_në_jug_të_sirisë
Në operacionet e ushtrisë siriane në jug të Sirisë janë vrarë disa terroristë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 05, 2016 14:13 Europe/Tirane
  • Vriten disa terroristë në jug të Sirisë

Në operacionet e ushtrisë siriane në jug të Sirisë janë vrarë disa terroristë.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, gjatë operacionit të sotëm të ushtrisë siriane në rrethinat veriore të Al Sudae, në jug të Sirisë, janë vrarë dhe plagosur dhjetëra terroristë. Një informacion tjetër nga Siria bën të ditur se ka përfunduar armëpushimi humanitar i shpallur nga Rusia në Alepo, ndërsa komandantët e grupeve terroriste nuk kanë lejuar asnjë civilë të largohet nga lagjet lindore të Alepos. Me këtë rast, terroristët e Frontit Al Nusra kanë arrestuar të gjithë civilët që dëshironin të largoheshin nga rajonet lindore të Alepos. Nga ana tjetër, forcat e ushtrisë siriane dhe luftëtarët e rezistencës kanë kryer sulme masive kundër terroristëve në aksin perëndimor të Alepos, ku si rezultat dhjetëra terroristë janë vrarë dhe u janë shkaktuar dëme të mëdha materiale grupeve terroriste.