OKB përpiqet për zgjidhjen e krizës në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34093-okb_përpiqet_për_zgjidhjen_e_krizës_në_jemen
Përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, kërkoi të shtohen përpjekjet për vendosjen e paqes në të gjithë Jemenin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 05, 2016 14:13 Europe/Tirane
  • OKB përpiqet për zgjidhjen e krizës në Jemen

Përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, kërkoi të shtohen përpjekjet për vendosjen e paqes në të gjithë Jemenin.

Ismail Ould Sheik Ahmed, do të takohet me grupet e ndryshme në Jemen me qëllim që të gjendet një zgjidhje rreth planit të propozuar nga OKB. Në planin e hartuar nga OKB parashikohet zgjidhje për çështjet politike dhe të sigurisë dhe transferimin e pushtetit në formë paqësore. Abdul'malek Mukhlafi zëdhënës i ministrisë së jashtme në qeverinë e Abdarabuh Mansur Hadi ka thënë se plani i propozuar nga OKB nuk është i pranueshëm dhe ka kërkuar hartimin e një plani të ri në bazë të rezolutës së KS të OKB dhe të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik.