Vriten dhjetëra civilë sirianë në sulmet e terroirstëve në Alepo
Nëntor 05, 2016 19:57 Europe/Tirane
Vëzhguesit e të drejtave të njeriut në Siri me seli në Londër, bëjnë të ditur se në sulmet e terroirstëve në rajonet perëndimore të Alepos që kontrollohet nag forcat qeveritare siriane, janë vrarë të paktën 74 civilë sirianë mes të cilëve 25 fëmijë, ndërsa dhjetëra civilë janë plagosur.
Nga ana tjetër mësohet se ushtria siriane dhe aleatët e saj kanë zmbrapsur një sulm të fuqishëm të grupeve terroriste në rajonet Alepo i ri dhe Al Ravad në pjesën perëndimore të Alepos. Mediat e afërta me opozitarët sirianë bëjnë të ditur se Mohamed Al Gabi, një nga krerët e grupit terrorist Xhejshul Tahrir i cili ishte plagosur gjatë luftimeve në Alepo, ka vendosur sot në një nga spitalet e Turqisë.
Tags