Dorëheqja e ministrit tunizian, mesazh i qartë kundër vahabizmit
(last modified Sun, 06 Nov 2016 08:11:04 GMT )
Nëntor 06, 2016 09:11 Europe/Tirane
  • Dorëheqja e ministrit tunizian, mesazh i qartë kundër vahabizmit

Abdul’xhalil Bin Salem ministër i çështjeve fetare në Tunizi më 3 nëntor ka dhënë dorëheqjen dhe ka thënë se shkollat fetare të ngritura dhe themeluara nga Arabia Sauditë janë çerdhe të ideologjive ekstremiste.

Ministri i çështjeve fetare të Tunizisë deklaroi se Arabia Saudite është faktori kryesor për përhapjen e ekstremizmit dhe terrorizmit. Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Abdul’xhalil Salem, ministri i çështjeve fetare të Tunizisë, të enjten në takimin e komisionit për të drejta dhe liritë dhe të marrëdhënieve të jashtme në Parlamentin e Tunizisë, deklaroi se shkolla e Arabisë Saudite po prodhon vetëm mendim ekstremist dhe terrorizëm. Salem kërkoi nga autoritetet e Arabisë Saudite të korrigjojnë politikat e tyre që po prodhojnë vetëm ekstremizëm dhe terrorizëm. Takfrizimi nuk është krijuar nga asnjë shkollë tjetër islame, përveç nga vahabizmi dhe nga aspekti historik, terrorizmi është produkt i shkollave saudite,- theksoi ndër të tjera ministri i çështjeve fetare të Tunizisë. Kjo deklaratë e ministrit të çështjeve fetare në Tunizi është bërë shkak për shkarkimin e tij nga detyra. Urdhri për shkarkimin e tij u dha nga Jusef Shahed kryeministër i Tunizisë. Nuk ka dyshim se deklarata e ministrit të çështjeve fetare në Tunizi lidhur me terrorizimin që bazohet në bindjet vahabiste, vjen si rezultat i realiteteve dhe i veprimeve që ndërmarrin vahabistët. Vahabizmi i cili i ka rrënjët tek mendimet e Muhamed bin Abdul’vahabit është një rrjedhë e shekullit të 18. Kjo rrymë apo ideologji ka ndikuar shumë në ardhjen në pushtet të regjimit Al Saud të Arabisë saudite.  Arabia Saudite e eksporton interpretimin e saj të islamit sunit me vendosmëri të plotë. Në 25 vitet e fundit, sipas studimit të një ish-ambasadori amerikan, të publikuar në vitin 2007, Arabia Suadite ka investuar për propagandën fetare në mbarë botën të paktën 87 miliardë dollarë amerikanë. Kjo shumë, sipas tij, duhet të jetë rritur ndërkohë edhe më shumë për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimit të naftës. Paraja hidhet në ndërtimin e xhamive, medreseve dhe institucioneve fetare; me to arsimohen imamë, financohen shtëpi botuese, shtypen libra vahabistë. Një pjesë e madhe e këtyre parave shkon në shtetet islamike me ekonomi të dobët, por me popullsi të dendur në jug dhe në juglindje të Azisë: Pakistan, Indonezi, Filipine, Malajzi. Edhe në disa pjesë të Afrikës propagandohet vahabizmi. Për shumë nga njerëzit që jetojnë në këto pjesë të botës, këto institucione janë mundësia e tyre e vetme për t'u arsimuar. Por edhe në Perëndim ka institucione të financuara nga Arabia Saudite.

 


 

Tags