Çlirohet një zonë strategjike në jug të Mosulit
Abdulamir Jarallah komandanti i lartë i operacionit për çlirimin e provincës Ninva, njoftoi çlirimin e rajonit Hamam Alil në jug të Mosulit dhe tha se çlirimi i kësaj zone ka hapur rrugët për futjen e forcave në brendësi të rajoneve lindore në jug të qytetit.
Fuad Masum presidenti i Irakut duke reaguar ndaj çlirimit të rajonin Hamam Alil në jug të Mosulit tha se kjo është një fitore tjetër në rrugën e zhdukjes së terroristëve dhe në procesin për çlirimin e plotë të provincës Ninva dhe të qytetit Mosul nga prania e terroristëve kriminalë të ISIS. Rajonin Hamam Alil ishte bastioni i fundit i terroristëve të ISIS në jug të Mosulit. Njëkohësisht me shtimin e sulmeve të forcave popullore të Irakut kundër grupit terrorist ISIS, ky grup në perëndim të Mosulit ka marrë peng me dhjetëra familje duke i transferuar ata 50 km në perëndim të Mosulit. Në një intervistë për agjencinë Sumarie News, Nuredin Kebalan zv/kryetari i këshillit provincial Ninva ka thënë se 20 familje të rajonit Telfar janë transferuar në kufi me Sirinë për tu përdorur nga ISIS si mburojë njerëzore.