Asad: Perëndimi është tërhequr nga qëndrimet e tij ndaj Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34183-asad_perëndimi_është_tërhequr_nga_qëndrimet_e_tij_ndaj_sirisë
Presidenti i Sirisë deklaroi se vendet perëndimore janë tërhequr nga qëndrimet e tyre ndaj qeverisë së Sirisë që më parë insistonin në rrëzimin e kësaj qeverie.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 06, 2016 14:48 Europe/Tirane
  • Asad: Perëndimi është tërhequr nga qëndrimet e tij ndaj Sirisë

Presidenti i Sirisë deklaroi se vendet perëndimore janë tërhequr nga qëndrimet e tyre ndaj qeverisë së Sirisë që më parë insistonin në rrëzimin e kësaj qeverie.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se rrethanat aktuale të Sirisë janë në favor të qeverisë dhe perëndimi u detyrua që të tërhiqet nga qëndrimet e tij të mëparshme dhe pavarësisht akuzave që bënte kundër qeverisë siriane, është detyruar ta pranojë këtë qeveri dhe presidentin e saj. Bashar Asad ka theksuar se për zgjidhjen e krizës në Siri nuk ekziston kurrfarë rrugëzgjidhje, përveç rrugëzgjidhjes politike dhe qeveria e këtij vendi nuk ka kursyer kurrfarë masash për të dalë nga kjo krizë. Presidenti i Sirisë në vazhdim tha se grupi terrorist ISIS po shet ilegalisht naftën e Sirisë dhe për një kohë të gjatë ka shfrytëzuar edhe burimet e naftës së Irakut, ndërsa Amerika dhe vendet e tjera perëndimore që mbështesin këtë grup terrorist kurrë nuk kanë reaguar ndaj kësaj çështje. Mirëpo në kohën kur Rusia ka hyrë në veprim, terroristët e ISIS janë tërhequr. Qeveria e Sirisë ka krijuar korridore për largimin e civilëve nga zonat e luftës, mirëpo terroristët akoma vazhdojnë të bombardojnë qendrat e Sirisë dhe po pengojnë largimin e civilëve nga zonat e luftës. Terroristët kanë pushtuar qytetin Alepo dhe për këtë arsye ushtria e Sirisë duhet të luftojë kundër terroristëve pëpr ta çliruar këtë qytet dhe për t'i dëbuar ata nga ky rajon dhe nuk ekziston rrugë tjetër në këtë drejtim,- shtoi ndër të tjera Bashar Asad, presidenti i Sirisë.