OKB paralajmëron mbi krizën njerëzore në Gaza
Nëntor 06, 2016 13:29 Europe/Tirane
OKB ka paralajmëruar mbi përkeqësimin e situatës humane në Gaza për shkak të bllokadës që regjimi sionist ka vendosur ndaj këtij rajoni.
Nikolai Mlladinov, përfaqësuesi special i OKB për çështjet e paqes në Lindjen e Mesme, ka thënë se për shkak të bllokadës, gjendja në rripin e gazës është e rëndë dhe ky rajon mund të përballet me një krizë njerëzore. Banorët e Gazës për shkak të problemeve ekonomike dhe mungesës së ushqimeve, ndodhen në kushte të rënda dhe kjo mund ta ndërlikojë akoma më shumë situatën në këtë rajon tha në fjalën e tij z. Mlladinov. Vlen të theksohet se Gaza përballet me bllokadë totale të imponuar nga regjimi sionist që prej vitit 2006.
Tags