Zbulohet një varrë masiv në veri të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34372-zbulohet_një_varrë_masiv_në_veri_të_irakut
Policia e Irakut ka deklaruar se një varrë masiv me 100 trupa të pa kokë është zbuluar në Fakultetin e Bujqësisë në rajonin Hama Alil në jug të qytetit Mosul.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 08, 2016 07:34 Europe/Tirane
  • Zbulohet një varrë masiv në veri të Irakut

Policia e Irakut ka deklaruar se një varrë masiv me 100 trupa të pa kokë është zbuluar në Fakultetin e Bujqësisë në rajonin Hama Alil në jug të qytetit Mosul.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat e sigurisë së Irakut të shtunën kanë arritur të hyjnë në rajonin Hamam Alil. Ndërkohë Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut ka deklaruar se grupi terrorist ISIS ka ekzekutuar me vrasje 232 persona nga banorët e Mosulit. Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Parlamentin e Irakut gjithashtu para kësaj ka raportuar se grupi terrorist ISIS ka vrarë në mënyrë masive mbi 100 civilë në Mosul. Terroristët e grupit ISIS për të krijuar frikë dhe tmerr tek civilët dhe për të ndaluar bashkimin e tyre me forcat irakiane, kanë filluar ekzekutimin me vrasje në nivel të gjerë. Forcat irakiane kanë parashikuar se do të zbulohen edhe qindra varre masive të tjera në këtë rajon. Përveç kësaj forcat irakiane në disa operacione të tjera kanë zbuluar edhe trupat e dhjetëra civilëve të tjerë të cilët ishin vrarë në mënyrë masive në kohën e ish-diktatorit Sadam Husein në këtë rajon. Vlen të theksohet se me fillimin e operacioneve të forcave irakiane për çlirimin e Mosulit, grupi terrorist ISIS ka shtuar krimet e tij kundër civilëve irakianë në provincën Ninva në veri të Irakut.