UNRWA e shqetësuar për situatën kritike në Gaza
Agjencia e OKB për çështje të të shpërngulurve palestinezë UNRWA ka shprehur shqetësime serioze për situatën kritike në Rripin e Gazës.
Qendra Informative e Palestinës njoftoi se UNRWA në një raport të saj ka deklaruar se luftërat e vazhdueshme dhe bllokada e imponuar kundër Rripit të Gazës ka ushtruar ndikime psikologjike dhe sociale shkatërruese mbi banorët e këtij rajoni. UNRWA në raportin e saj ka theksuar se përveç kësaj, këta faktor kanë edhe pasoja të tjera shumë të dëmshme për banorët e këtij rajoni. Shkatërrimi i shtëpive dhe mbetja pastrehë e banorëve të Gazës është bërë shkak për humbjen e sigurisë për jetë dhe shpresës për të ardhmen tek banorët e këtij rajoni. Në vazhdim të raportit të UNRWA gjithashtu thuhet se gjurmët shkatërruese njerëzore dhe viktimat e papara të shkaktuar gjatë luftës së vitit 2014 në Palestinë, kanë ushtruar ndikim të veçantë mbi fëmijët dhe shumica e tyre kanë nevojë për përkrahje psikologjike dhe sociale.